Pallino

3800 L

SKU: 01020 Kategori: , ,

Mosha: 4-8 vjeç

Pallino po feston 35 vite suksesi! E shpërblyer disa herë në konkurse ndërkombëtare si lodra edukative më e mirë e vitit, kjo lodër vazhdon të jetë moderne dhe e pazëvendësueshme për nga argëtimi dhe vlerat edukative që ofron.

Fëmijët luajnë duke përdorur një tastierë të madhe me butona, të cilët duhet të manovrohen në mënyrë të saktë, duke koorduar lëvizjet e duarve, për të krijuar mozaikë shumëngjyrësh me toptha plastikë. Ata mund të kopjojnë modelet e përfshira ose të shpikin vetë dizajne për të shprehur kreativitetin e tyre.

Pallino është një lodër mahnitëse që mban fëmijët të angazhuar për një kohë të gjatë, duke nxitur arsyetimin, logjikën dhe koordinimin sy-dorë.

 

Ka stok

Marka: Quercetti

Përshkrimi i produktit

🧩 SI LUHET

Ekrani, i cili përmban figurat që duhen formuar, është i ndarë në 12 kolona, dhe secilës kolonë i korrespondon një buton.

  • Për të hedhur topthat në kolonën e dëshiruar, mbaje të shtypur butonin përkatës dhe shtyp fort butonin E HEDHJES.

  • Për të zbrazur një kolonë, shtyp butonin e saj dhe shty LEVËN E ZBRAZJES.

  • Për të zgjedhur topthin me ngjyrën që dëshiron, shtyp BUTONIN E ZGJEDHJES, ose refuzoje duke e nxjerrë jashtë.


📦 Çfarë përfshihet në kuti

  • 1 lojë Pallino

  • 6 karta modelesh

  • 1 Udhëzues Lojë

  • Broshurë me modele të ndryshme për të kopjuar (shkarkohet online)


🎓 Përfitime Edukative

  • Mendim Kompjuterik

  • Kodim pa teknologji (Unplugged)

  • Zgjidhje Problemesh

  • Të mësuarit e Shkak-Pasojës

  • Koordinim Sy-Dorë