Hyrje
“TeLodrat”, ka për qëllim të siguroje perkujdesje të plotë ndaj klientit. Nëse nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj, kjo politikë shpjegon si mund të kthehet një produkt dhe si ne i trajtojmë rimbursimet.
1 – Kushtet e kthimit
Faleminderit per blerjen tuaj – “TeLodrat”.
Për shkak të politikave tona të shitjes, të gjitha produktet e listuara “TeLodrat” janë përshkruar ne detaje ilustruar me foto për të mbajtur një shërbim me cilësi të lartë, gjithashtu procesi I shperndarjes eshte me partnere te besueshem dhe ne menyre te kujdesshme.
Nëse nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj “TeLodrat”, jemi te gatshmen për t’ju ndihmuar.
Ju keni 48 orë kohë për të kthyer një artikull nga momenti që keni e marrë atë ne dorezim nga posta. Blerësi ka të drejtë për kthim/rimbursim nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme:
- Artikulli ka detaje ose karakteristika të ndryshme nga ato të përshkruara në faqen tonë;
- Artikulli është i dëmtuar ose nuk funksionon mirë;
Ne pranojmë për kthim vetëm artikujt që i plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme:
- Artikulli juaj duhet të ketë faturën ose provën e blerjes “TeLodrat”;
- Artikulli duhet të jetë i papërdorur dhe në të njëjtat kushte siç e keni marrë;
- Artikulli juaj duhet të jetë në paketimin e tij origjinal;
2 – Rimbursimet
Me kërkesën tuaj, ne do t’ua marrim artikullin nga vendndodhja juaj dhe më pas ne do e kontrollojmë nëse artikulli plotëson kushtet e mësipërme të kthimit/rimbursimit. Pas kësaj ne do t’iu njoftojmë menjëherë për statusin e rimbursimit tuaj. Nëse kthimi juaj është miratuar, ne do të fillojmë me rimbursimin e cmimit te produktit. Kjo procedurë mund të zgjasë dy ditë pune pa përfshirë vonesat nese rimbursimi kryhet ne trasaksione bankare.
Nëse rasti juaj nuk ishte i përshtatshëm për kthim/rimbursim atëherë ju duhet të paguani të gjitha shpenzimet e transportit gjatë këtij procesi.
3 – Shkëmbimet
Ne nuk pranojmë shkëmbimet e një artikulli me një tjetër.
Por, nëse keni blerë një artikull brenda 48 orësh dhe keni rënë dakort me shërbimin e klientit atëherë mund ta ndryshoni artikullin tuaj me një të ngjashëm, por me madhësi të ndryshme, ngjyrë, etj. vetëm nëse artikulli i ri nuk e tejkalon çmimin fillestar. Në këtë rast mund të aplikohen kosto shtesë transporti.
4 – Adresa jonë
Për çdo pyetje lidhur me politikën tonë të kthimit dhe rimbursimit, ju lutemi kontaktoni info@telodrat.com
telodrat.com